Gjesti fantastik i PSG, bileta falas për zjarrfikësit e Notre Dame

Gjesti fantastik i PSG, bileta falas për zjarrfikësit e Notre Dame

Paris Saint Germain do të përballet me Monacon në derbi të kësaj jave në Ligue 1.

Por, lajmi që ka bërë bujë në Francë ka qenë gjesti i kampionëve para kësaj ndeshje.

PSG ka ofruar 500 bileta falas për zjarrfikësit që punuan me orë të tëra për të shuar zjarrin që pushtoi Katedralen në Notre Dame në Paris.

Kjo ndeshje ka rëndësi të veçantë për PSG pasi me një fitore të mundshme e festojnë edhe titullin kampion.