Një gafë e portierit Butland i hoqi fitoren nga duart Stoke City në transfertën e King Power Stadium ndaj Leicester City, gjithsesi skuadra e Paul Lambert mori një barazim me shumë vlera në garën për mbijetesë duke u ngjitur në kuotën e 26 pikëve. Përfundoi 1-1 takimi që hapi javën e 28-të të Premier Leagues me Xherdan Shaqirin që në minutën e 43-të, realizoi një gol të bukur për avantazhin e miqëve. Por Leicester e rriti ndjeshëm presionin drejt portës së Stoke në pjesën e dytë aq sa në minutën e 70-të Albrighton dhe Vardy detyruan portierin Butland të bënte një gafë të rëndë që solli golin e barazimit.Në minutën e 89-të vendasit ishin shumë pranë përmbysjes por shtylla i tha jo golit të Leicester-it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here