Gabigol u rikthye te Santosi dhe gjeti rrjetën që në takimin e parë të luajtur, ndërsa në orën 22:30 do të bëjë debutimin edhe në shtëpinë e skuadrës braziliane, në sfidën me Sao Caetanon.

Futbollisti që u transferua me bujë te Interi, në verën e 2016-ës, nuk e gjeti veten për asnjë moment, madje as te Benfica, ku kaloi disa muaj në huazim.

Gjithsesi, tani Gabigol ka mundësinë të tregojë edhe njëherë se vlen dhe starti ishte në rrugën e duhur. Vetë sulmuesi brazilian akuzon mungesën e aktivizimit, si shkaktar të paraqitjeve të tij jo në maksimum, gjatë periudhës që luajti te Interi.

“Këtu jam si në shtëpinë tim dhe mund të shprehem në maksimumin tim. Te Interim und të kisha bërë më mirë, por luajta shumë pak dhe nuk arrita të ambientohem si duhet. Nëse do të më kishin aktivizuar për 5 ndeshje radhazi, jam i bindur që do të kisha arritur të shprehem në maksimum. Shpresoj të shënoj sa më shumë gola për të ndihmuar skuadrën. Objektivi im është që të rikthehem sërish në futbollin europian, por fillimisht dua të bëj mirë te Santosi”, u shpreh Gabigol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here