Shënkolli – Bylis u planifikua që të zhvillohej më 31 janar, por asokohe drejtuesit mallakastriot paraqitën një raport të skuadrës, e cila kishte pësuar helmim pas festimit të ditëlindjes së kapitenit Mariglen Shoshi. Kështu, ndeshja u shty për një datë të pacaktuar.

Situatë e ngjashme ndodhi edhe në Pukë më 4 shkurt, ku ndeshja Tërbuni – Erzeniu ndërpre për shkak të shiut dhe më pas nuk u luajt sepse tre lojtarë shijakas përfunduan në spital. Edhe ky takim u shty për një datë të pacaktuar.

EDS ka kontaktuar me Sektorin e Garave në FSHF, ku ka mësuar se kur do të luhen këto dy ndeshje të prapambetura që përcaktojnë edhe kalendarin përfundimtar, pasi siç dihet grupet në Kategorinë e Parë ndahen në “play-off” dhe “play-out”.

Kështu, dy ndeshjet që nuk janë zhvilluar ende, janë planifikuar që të zhvillohen më 14 shkurt në orën 14:00. Pra, në të njëjtën datë me ndeshjet që zhvillohen për llogari të Kupës së Shqipërisë, të mërkurën e ardhshme.

E mërkurë, 14 shkurt ora 14:00

Grupi A
Tërbuni – Erzeni 1-2 ( e ndërprerë në minutën e 25-të)

Grupi B
Shënkolli – Bylis (Java 11)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here