Formacionet zyrtare të Inter-Juve, Icardi e nis si titullar

Formacionet zyrtare të Inter-Juve, Icardi e nis si titullar

Mauro Icardi e nis si titullar derbin e Italisë, Inter-Juventus, që starton sonte në ora 20:30.

Dy ekipet sapo kanë publikuar formacionet zyrtare, ku bie në sy prezenca e ish kapitenit zikaltër në majën e sulmit.

Nga ana tjetër, Massimiliano Allegri i beson sulmin dyshes Bernardeschi-Ronaldo, ndërsa bie në sy vendosja si mbrojtës krahu i turko-gjermanit Emre Can.

Ndeshja është shumë e rëndësishme për Interin sa i përket zonës Champions, ndërsa Juventus vjen me titullin e rradhës në xhep tashmë.

Ja formacionet zyrtare:

INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi.

JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Joao Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Emre Can, Pjanic, Matuidi; Cuadrado, Ronaldo, Bernardeschi.