Festë në Mallakastër, Bylis rikthehet në Superiore pas 3 vjetësh mungesë

Festë në Mallakastër, Bylis rikthehet në Superiore pas 3 vjetësh mungesë

Pas Vllaznisë, edhe Bylis siguron zyrtarisht rikthimin në Superligë duke kompletuar kështu numri i 10 skuadrave që do të garojnë në elitën e futbollit vendas.

Ballshiotët kishin hedhur një hap të sigurtë drejt ngjitjes falë fitores 0-1 brenda në Kavajë ndaj Besës dy javë më parë, por me suksesin e sotshëm në transfertën vlonjate ndaj Orikut në Orikum siguruan edhe matematikisht rikthimin në Superiore, 2 javë përpara fundit të sezonit në Kategorinë e Parë.

Bylis kryeson grupin B pas 24 ndeshjesh me 39 pikë, 8 më shumë se Besa që në transfertën e Roza Haxhiut ndaj Lushnjës nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1.

Skuadra mallakastriote rikthehet në Kategorinë Superiore pas një mungese që zgjat prej 3 sezonesh.