Humbje shokuese për Sevillan e Vincenzo Montellas në javën e 21-të të La Ligas. Andaluzianët u mposhtën me rezultatin 5-1 nga Eibari duke humbur akoma më shumë terren në garën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Sfida nisi në malore për Sevillan që u ndëshkua pas vetëm 40 sekondash lojë nga goli i Kikos ndërkohë që në të 17-tën Orellana e çoi rezultatin në 2-0. Goli i Sarabias nga pika e bardhë e penalltisë u duk sikur rihapi ndeshjen por vetëm kaq për skuadrën e Montellës në këtë ndeshje sepse Eibari shënoi dhe 3 herë të tjera me Ramis, Orellanan dhe Arbilla duke vulosur shifrat përfundimtare të këtij takimi në 5-1. Me këtë fitore Eibari u ngjit në vendin e 7-të në kuotën e 32 pikëve, vetëm 1 më pak se Sevilla e vendit të 6-të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here