Edi Reja nis “punën” si trajner i Shqipërisë, ja ç’ka bërë italiani

Edi Reja nis “punën” si trajner i Shqipërisë, ja ç’ka bërë italiani

Edhe pse nuk është zyrtarizuar ende si trajner i Kombëtares, italiani Edi Reja duket se nuk ka humbur kohë për t’iu përveshur punës.

Portali italian “Bergamoesport.it” raporton se tekniku 73-vjeçar ka qenë i pranishëm në stadium mbrëmjen e djeshme për të ndjekur sfidën mes Atalantës dhe Empolit, që përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0.

Sipas mediave vendase, Reja ka pasur si qëllim vëzhgimin e futbollistëve shqiptarë në këtë përballje, ndërkohë që vetëm Veseli u aktivizua, teksa Gjimshiti dhe Berisha qëndruan në stol për 90 minuta.

Tashmë pritet që tekniku italian të firmosë kontratën me FSHF-në dhe të nisë zyrtarisht punën në krye të kuqezinjve
.