Dybala drejt Interit? Në Itali nis shitja e fanellave

Dybala drejt Interit? Në Itali nis shitja e fanellave

Një ndër skenarët më të përfolur nga mediat italiane për merkaton e verës është një shkëmbim kokë më kokë mes Paulo Dybalas dhe Mauro Icardit.

Megjithatë një pakt i tillë duket i vështirë për t’u arritur, sa i takon termave ekonomike mes palëve. Tifozët zikaltër duket se kanë nisur të ëndërrojnë për Dybalan.

Kësisoj mediat italiane kanë publikuar sot foto nga tezgat pranë qendrës së Pinetina. Në ambientet pranë klubit, ku shiten veshje sportive, janë shfaqur sot disa fanella me emrin e argjentinasit.

Numri i zgjedhur për të është ai 21, të cilin Dybala e mbajti në radhët e Juventusit në fillimet e tij.

Kujtojmë që Dybala nuk ka qenë shpesh titullar në sezonin që sapo u mbyll.