Gjatë merkatos verore të vitit të kaluar Milan u pushtua nga paniku, Gianluiggi Donnarumma mund të largohej. Ai që ushtronte një lloj presioni te drejtuesit kuqezi ishte pikërisht menaxheri i portierit, Mino Raiola. Në fund, pas shumë bisedimesh, palët morën ata çka donin. Situata duket ndryshe, sepse Milani mund të detyrohet ta shesë portierin, nëse nuk arrin të sigurojë një vend në Champions. Më një situatë financiare që është e nevojshme të qëndrojë e stabilizuar, kuqezinjtë mund ta gjejnë shpëtimin pikërisht duke shitur 19-vjeçarin. Miq dhe të afërt të të riut pohojnë së dëshira i Gigios është të qëndrojë te Milani, por njëkohësisht synon të luajë edhe në Champions. Ai që i fryn zjarrit është Mino Raiola, i cili vetëm pak ditë më parë kur e pyetën se kush mendon se do të jetë portieri titullar te Milani u përgjigj se dëshiron të jetë Reina.

Përgjigje që dukshëm lë të kuptohet se dëshira e hershme e Raiolës për të parë klientin e tij larg klubit italian nuk është shuar. Klauzola e Donnarummas nëse Milani e arrin Championsin është 70 milionë eurove, në të kundër portieri mund të largohet me 40 milionë euro. Gjasat janë që sërish vera të jetë e nxehtë në shtëpinë e Milanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here