Liria e Prizrenit hedh një hap pas në garën për titullin kampion në Vala Superligën e Kosovës në ndeshjen hapëse të javës së 25-të. Skuadra e Bledi Shkëmbit barazoi 2-2 në “Përparim Thaçi” me Besën e Pejës, duke mos e shfrytëzuar mundësinë për t’iu afruar edhe më shumë Dritës së vendit të parë.

Dy herë kaloi në epërsi Besa e Pejës, por po kaq herë Liria arriti të barazonte rezultatin.

Në minutën e 15-të Zivkovic, befasoi me gol tifozët vendës, që prisnin një fitore të lehtë përballë një prej skuadrave më të dobëta të këtij sezoni. Skuadra e Bledi Shkëmbit reagoi në minutën e 34-t me Gashin, me idenë se mund ta mbyllte pjesën e parë në avantazh, por vetëm katër minuta më vonë Mullabeqirovic e ktheu sërish rezultatin në favor të Besës.

Në pjesën e dytë Liria u hodh e tëra në sulm për golin e barazimit, që e arriti me Zenel Gavazajn në minutën e 61-të.

Portieri i Besës bëri mrekullinë në dy situata të njëpasnjëshme, ndërsa në minutat e fundit mysafirët përdorën të gjitha truket për të vonuar lojën, duke marrë një pikë me shumë vlerë për mbijetesën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here