Manchester City ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Baseli me rezulta 4-0. Ishte kjo ndeshja e parë e rrethit të parë të fazës së eleminimit direkt.

Ndeshja filloi me dominim të madh të Cityt që parreshtur sulmonte portën kundërshtare.

Ilkay Gundogan gjeti golin pas 14 minutash lojë duke shënuar për 1-0 falë ndihmës së De Bruyne.

Sterling asistoi për Silvan vetëm katër minuta më vonë për 2-0.

Sergio Aguero në minutën e 23-të e vulosi atë që do të ishte një fitore tjetër rutinë e “qytetarëve.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë mjaft bindës.

Baseli provoi të bëjë diçka në këtë takim, por nuk arriti që të zvogëlonte, e qysh në fillim pranoi kur Gundogan me asist të Agueros shënio për 4-0.

Deri në fund të takimit nuk pati më gola dhe rezultati mbeti i tillë.

Me këtë fitore City më shumë se me një këmbë mund të thuhet se ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër, pasi në Ettihad vështirë se Baseli mund të rivalizojë klubin lider të Ligës Premier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here