Barcelona po bën gjithçka që blerja e saj Ousmane Dembele të mund të përshtatet sa më mirë në Spanjë. Klubi blaugrana ka vendosur që t’i mundësojë francezit që kushtoi 147 milionë euro kushtet më të mira të mundshme.

Së fundmi drejtuesit i kanë caktuar atij doktorin personal, sigurimin dhe shefin personal, të gjithë për t’ia bërë sa më komod qëndrimin në Barcelonë. Klubi blaugrana e bleu Dembele-në për të zëvendësuar Neymar-in në verë, por një dëmtim në kofshë bëri që ai t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale që e mbajti për muaj me radhë jashtë fushe. Vetëm tani ai ka nisur të rikthehet me ekipin e parë. Sulmuesi luajti në takimin kundër Getafe-s në fundjavë.

Drejtuesit blaugrana sipas “El Mundo Deportivo” kanë frikë se mos 20 vjeçari ndihet shumë në presion, duke qenë se ai erdhi për të zëvendësuar një emër si Neymar. Për më tepër që shefi i kuzhinës do të kujdeset për dietën e tij, në mënyrë që futbollisti të mos jetë shumë i varur nga ushqimet në “fast food”.

Dembele kërkoi një zgarë për të gatuar në oborr, kërkesë që iu plotësua nga klubi. Stafi mjekësor ka detyrë që ta ndihmojë lojtarin të rikuperohet sa më shpejt dhe të shmangë të papriturat në shëndet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here