Barça dhe Juve, gati të presin biletën për në gjysmëfinale

Barça dhe Juve, gati të presin biletën për në gjysmëfinale

Kaalanët u shfaqën cinikë në “Old Trafford”, ku triumfuan falë një goli të realizuar nga Luis Suarez, me topin që u devijua drejt rrjetës nga Luke Shaw. Në atë sfidë, Lionen Messi u gjakos në fytyrë pas një kontakti të ashpër me Smaling, megjithatë “ylli” argjentinas “shtrëngoi dhëmbët” e qëndroi në fushë deri në fund. Trajneri Valverde la pushim thuajse të gjithë formacionin titullar në fundjavë në takimin me Huescan, duke barazuar 0-0 në transfertë, rezultat që nuk e rrezikon objektivin titull në Spanjë.

Valverde do ta ketë të gjithë grupin në dispozicion (mungojnë prej kohësh për arsye dëmtimi Vermaalen dhe Rafinha), kështu që do të ketë mundësi të hedhë në fushë formacioninmë të mirë të mundshëm.

Niset favorit përballë Ajaxit, diktuar edhe nga rezultati i ndeshjes së parë, Juventusi, që sikurse Barcelona, ruajti forcat në sfidën e humbur në kampionat ndaj SPAL-it, dule lënë pushim Ronaldon e shumë nga lojtarët e tjerë të formacionit bazë. Bardhezinjtë u akuzuan se kanë ndikuar në garën e mbijetesës me “tolerimin” që i bënë sfidës së Serisë A. Kampionëve të Serisë A u mjafton edhe barazimi 0-0 për t’u kualifikuar, rezultati 1-1 e çon sfidën e shtesë, ndërsa çdo barazim tjetër me më shumë gola kualifikon Ajaxin.