Arsenali po rreshton një lëvizje verore për portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak, për të zëvendësuar çekun Petr Cech.

Gjiganti anglez po vuan të gjej një gardian shumëvjeçar për portën e tyre dhe çekut Cech si duket i ka afruar ora e largimit.

Kështu, drejtuesit e klubit nga Emirates dhe trajneri Arsene Wenger janë në gjah për të gjetur një emër të ri dhe të fortë që do mbronte me sukses portën.

Sipas mediumi London Evening Standard, ish-portieri i Benficës, tani i Atletico Madridit, Oblak, është një nënshkrim prioritet për Topçinjtë, të cilët kanë liruar thashethemet e tyre këtë sezon.

Portieri i talentuar slloven kohëve të fundit ka shënuar numrin prej 100 paraqitjeve në La Liga duke u bërë slloveni i parë që e ka bërë këtë për Atletico.

Në këto paraqitje, Oblak ka edhe një rekord të mirë duke mbajtur plot 59 herë portën e paprekur.

Oblak më herët ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Liverpooli, Chelsea dhe Paris Saint-Germain, por asnjëra nga lëvizjet nuk është materializuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here