Massimiliano Allegri fiton “Pankinën e Artë” për vitin 2018-të. Falë sezonit fantastik që zhvilloi me Juventusin në 2016-2017-ën, trajneri livornez është vlerësuar si tekniku më i mirë në Itali duke fituar çmimin prestigjoz, “Pankina e Artë”. Allegri arriti të mposhte konkurencën Gianpiero Gasperinit dhe Maurizio Sarrit. I pari arriti ta poziciononte Atalantën në vendin e 4-t sezonin e kalaur ndërkohë që Sarri u rendit i treti me Napolin e tij, vetëm 1 pikë pas Romës dhe 5 pas Juventusit që fitoi titullin e 6-të radhazi. Allegri i cili sezonin e kaluar nuk triumfoi vetëm në Serie A me Juventusin por edhe në Kupën e Italisë, ndërsa e çoi skuadrën deri në finalen e Champions League, grumbulloi 19 vota, kundrejt 11 të Gasperinit dhe 7 votave të Sarrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here