Allegri bën gati kurthin e radhës

Allegri bën gati kurthin e radhës

Alegri ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka sqaruar dëmtimet dhe i ka dhënë përgjigje disa pikëpyetjeve të gazetarëve.

Ajaksi? “Ata nuk kanë se çfarë të humbasin në transfertë. Duhet të kemi një respekt të madh për ta dhe të bëjmë mirë në ndërtimin e lojës.

Të pafatët? “Kielini është duke u përmirësuar, por nuk do të jetë nesër. Manxukic do të jetë në dyshim për nesër. Ai ka një problem në tendinë, është provuar dhe është ndalur. Do të ketë një balotazh mes Kin dhe Dibalës, është e sigurtë që do të luajë njëri prej tyre. Emre Çan do të jetë në lojë”.

Polemikat për formacionin e Spalit? “Nuk më pëlqen sepse ishte një mungesë respekti për lojtarët që kanë lujatur dhe kemi luajtur me nëntë lojtarë përfaqësuesesh. I vetmi lojtar i vitit 2001, ishte Gozzo dhe ka bërë një ndeshje të mirë”.

Shiriti i kapitenit? “Nëse luan Dibala do jetë kapiten, nëse jo do të jetë Bonuçi. Nuk e besoj të jetë Ronaldo.”

Si do hyni në lojë? “Ndeshja e parë nuk vlen për asgjë. Do të kemi të njëtin intesitet si me Atletikon. Duhet të jemi të saktë me pasimet. Nëse luajmë kështu do të kalojmë turin”.