Armando Duka përmes një postimi të bërë në profilin e tij në “Instagram”, ka konfirmuar rikandidimin për postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbolli.

Kreu aktual i FSHF-së, ka falënderuar stafin e tij për vlerësimin e bërë dhe anëtarët e Federatës, të cilët kanë kërkuar rikandidimin e tij. Ndër të tjera ai thekson se është në dispozicion të të gjithë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore.

Postimi i plotë i Dukës

Së bashku për futbollin!

Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi të gjitha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të këtij institucioni.

Pas konsultave me faktorë te rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë te gjitha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se te gjithë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi.

Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjithnjë e më të mirë. Që nga ky moment jam në dispozicion të të gjithë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore.

Me respekt Armand Duka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here