Pas Tiranës, edhe Kastrioti rikthehet në Superligë. Fitorja 2-0 ndaj Besëlidhjes, në Krujë, i jep mundësinë që vitin e ardhshëm, ekipi krutanë të jetë mes ekipeve më të mira në Shqipëri.

Mbas një pjese të parë që u mbyll 0-0, Cutra zhbllokoi rezultatin me nisjen e pjesës së dytë me goditje standarde nga jashtë zonës. Ekipi krutan sulmoi deri në fund, duke shënuar dhe dy gola të tjerë me Kabiru dhe Çutrën sërish.

Ndeshja u mbyll 3-0, duke bërë që Kastrioti të sigurojë matematikisht kryesimin e grupit A në Kategorinë e Parë. Kastrioti gjer në fillim të kampionatit ka kryesuar, duke u shkëputur ndjeshëm nga ekipet e tjera pretendente si Egnatia, Erzeni.

Kur kanë mbetur ende edhe disa javë deri në fund të sezonit, ajo që dihet me siguri, janë skuadrat që do t’i bashkohen Superiores në sezonin e ardhshëm, teksa tashmë Tirana dhe Kastrioti do të luajnë edhe një finale për të përcaktuar titullin e Kategorisë së parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here