Antonio Conte ka konfirmuar se as Edin Dzeko dhe as Emerson Palmeiri, të dy futbollistë të Romës, nuk do të transferojhen në ‘Stamford Bridge’. Tekniku i bluve të Londrës, pranoi se palët nuk arritën akordin për të bërë të mundur transferimin e shtatlartit boshnjak, për të cilin Roma pretendonte vërtetë shumë.

“Dzeko është një futbollist shumë interesant, por nuk gjetëm gjuhën e përbashkët me Romën. Ne e kemi titullarin tonë, që është Morata dhe nuk mund të shpenzonim shuma të mëdha në këto momente”, tha trajneri i Chelsea.

Mes londinezëve dhe italianëve u negociua edhe për mesfushorin anësor italian, Emerson Palmeiri, që u lançua te Roma nga Luciano Spalletti, por edhe për këtë rast, Conte mohoi të ketë një akord.

“As Emerson nuk do të vijojë te Chelsea, pasi unë nuk e kujtoj tashmë atë. Vitin e kaluar ka dhënë disa sinjale mjaft të mira, por nuk luan prej kohësh dhe unë kam harruar stilin e tij të lojës. Kam dyshime mbi gjendjen e tij, ndaj vendosëm të heqim dorë”, tha italiani i Chelseat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here