Niko Kovaç do të jetë trajneri i ri i Bayernit, duke filluar nga vera e 2018-ës. Akordi është arritur mes palëve, ndërsa vetëm pak minuta para hedhjes së shortit për gjysmëfinalet e Championsit, u bë edhe zyrtarizimi.

46-vjeçari kroat ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me gjermanët, ku do të pasojë Jupp heynckesin në pankinë.

Kovaç ka një të kaluar te Bayerni i Mynihut, pasi ka luajtur për dy sezone në periudhën 2001-2003. Duke u aktivizuar si mesfushor qendre, ai ka diskutuar 33 takime dhe ka shënuar 3 gola me bavarezët.

Në karrierën si trajner, Kovaç ka drejtuar për dy vite kombëtaren kroate, në periudhën 2013-2015 dhe nga vera e 2016-ës drejton Eintrachtin e Frankfurtit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here