I zhgenjyer nga rezultati por I kenaqur me lojën dhe më atë që dhanë futbollistët e kuq në fushën e blertë. Zëvendëstrajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, e pranon se skuadra e tij humbi një shans për të kapur vendin e tretë.
Sot humbëm një mundësi të artë për të kapur vendin e tretë. Pas fitores me Kamzën kisha shumë besim për të marrë fitoren. Jemi skuadra më në formë fizike dhe kemi rritje të jashtëzakonshme. Shpërdoruam një rast të pastër me Bardhin, por kam një dyshim në rastin e Asanit, që uli ritmin në finalizim, sepse vërshëlleu gjyqtari për pozicion jashtë loje. E dinim që Laçi do të luante për të kundërsulmuar. Kemi krijuar shumë volum loje, por nuk ia arritëm qëllimit.
Përtej mungesës së fitores, Dalipi flet me optimizëm për rritjen e cilësisë së lojës dhe për të ardhmem e të kuqve.
Në merkaton e janarit nuk është e lehtë të gjesh sulmues pa kontratë. Shpresojmë që Çani të kthehet në formën më të mirë. Progni dhe Bardhi gjithsesi po bëjnë një punë të mirë. Edhe fati nuk ishte me ne sot. Të mos harrojmë se ku kemi qenë dhe ku jemi në aspektin e harmonizimit. Blerjet i kemi bërë më të mirat e mundshme në merkaton e janarit. Pritshëmritë për ne janë të lartë, por duhet edhe koha dhe fati. Kemi shumë besim te skuadra, sepse ajo që po prodhojmë na jep optimizëm, sidomos për ndeshjen e kthimit të Kupës me Flamurtarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here