Kohë rinovimesh në shtëpinë e Napolit. Pas Vlad Chiriches dhe Allan, drejtuesit e klubit të kaltër po punojnë për të “blinduar” edhe lojtarë të tjerë, të cilët konsiderohen të rëndësishëm për projektin e klubit. Sipas mediave italiane, Piotr Zielinski është futbollisti i radhës që pritet të firmosë kontratën e re deri në vitin 2022 me skaudrën e drejtuar nga trajneri Sarri. Të kaltrit sigurojnë kështu shërbimet e mesfushortit të talentuar polak, i cili gajtë këtij sezoni në 40 prezenca ka shënuar 8 gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here