“Unë nuk flas për futbollistë të cilët nuk janë pjesë e skuadrës time. Por Neymar i pëlqen të gjithë botës së futbollit sepse është një futbollist i madh”. Kështu tha trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane në konferencë për shtyp përpara takimit të La Liga-s kundër Deportivo-s.

Tekniku francezi e bëri të qartë se nuk do të ketë blerje të reja gjatë kësaj merkatoje dimërore.

Mediet në Spanjë shkruajnë se ylli i ekipit Cristiano Ronaldo nuk po ndihet më i lumtur te “galaktikët” dhe se kërkon që të rikthehet te Manchester United, skuadër ku ai kaloi momente të mrekullueshme dhe ku realisht u ndie i lumtur.

Dhe presidenti Florentino Perez këtë herë nuk po bën rezistencë për ta ndaluar portugezin të ikë. Në listën e objektivave të tij është pikërisht braziliani Neymar, i cili po ashtu nuk po rehatohet te PSG-ja dhe ka përplasje mes shokët e ekipit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here