Pavarsisht rezultatit të shkëlqyer që regjistroi skuadra e tij në sfidën e parë ndaj Juventusit në çerekfinalet e Champions League, Zinedine Zidane, trajneri francez i Realit të Madridit nuk fluturon lart. Zizou mendon se çështja e kualifikimit është ende e hapur në masën 50%. I pyetur nëse do të dëshironte një finale të mundshme ndaj Barcelonës në Champions, Zidane theksoi se për momentin mendon vetëm për Juventusin. Trajneri francez, nuk mund të mos i shkëpuste disa fjalë në konferencën për shtyp për yllin e skuadrës madrilene portugezin Crisitano Ronaldo. Për mua është e pamundur të mendoj të luaj pa CR7-ën, për Realin ai ka të njëjtën vlerë sa edhe Alfredo Di Stefano, theksoi Zidane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here