Zinedine Zidane nuk dorëzohet. Trajneri i Realit të Madridit beson ende te mbrojtja e titullit në La Liga edhe pse diferenca me Barcelonën në renditje është shumë e madhe. Francezi në intervistën përpara ndeshjes së kësaj të shtune ndaj Levantes theksoi se kampionatin nuk ka përfunduar dhe se janë ende shumë pikë në lojë. Zizou shtoi se Reali do të provojë t’i fitojë të gjitha ndeshjet nga tani e deri në fund. Përsa i përket një largimi të mundshëm të tij nga stoli i Los Blancos, Zidane nënvizoi se mendon vetëm për tashmen dhe se nuk i intereson se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here