Ndeshja e luajtur mbremjen e sotme midis Celta Vigos dhe Real Madrid ne stadiumin “Estadio de Balaídos” eshte mbyllur me barazimin 2-2.Asnje nga
skuadrat nuk ka arritur te marre 3-pikeshin e kerkuar me shume ngulm
sidomos nga ana e madrileneve.Ndeshja e sotme tregoi dhe njehere problemet
qe djemte e Zidane po shfaqin gjate ecurise se tyre ne kampionatin spanjoll.

Ka qene Celta Vigo e cila ka zhbllokuar rezultatin dhe ka kaluar ne avantazh
e para me ane te nje goli te Wass ne minuten e  33’.

Megjithate  gëzimi nuk zgjati shumë, pasi 3’ minuta më vonë uellsiani Gareth
Bale, barazoi ndeshjen pas pasimit fantastik të mesfushorit Kroos.

28-vjeçari në aksionin e radhës shënoi sërish duke kaluar “Los Blancos” në
avantazh dhe në të njëjtën kohë u tregoi kritikëve të tij se kanë gabuar me
akuzat ndaj tij (38’).

Në të dytën vendasit luajnë në sulm dhe në minutën e 72’ kanë një mundësi
të shkëlqyer për të barazuar ndeshjen, por Aspas gabon nga pika e bardhë e
penalltisë me Navas, që e mbyll saktë.

Reali ka disa raste të volitshme për të mbyllur ndeshjen, po miqtë gabojnë
dhe ligji i pashkruar i futbollit u zbatua edhe në këtë takim.

8’ minutat nga fundit Celta shënoi golin e barazimit me anë të Gomez,
që shfrytëzoi krosin nga e djathta e Ëass.

Me këtë barazim Real Madridi mund t’i thotë përfundimisht lamtumirë titullit
kampion, pasi diferenca me Barcelonën në krye është 16 pikë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here