Java e 26 e Premier Leagues ka startuar me sfidën mes Burnleyt dhe kryesuesve të Manchester Cityt. Skuadra e Guardiolës nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, përballë skuadrës që cilësohet si surpriza e këtij sezoni në Premier, pasi renditet në vendin e 7, ndonëse debuton këtë sezon.

Danilo kaloi ‘qytetarët’ në avantazh në pjesën e parë, por Burnley barazoi rezultatin në minutën e 82-të dhe arriti të shkëpusë një pikë të vlefshme.

Ky ishte barazimi i 3-të sezonal për Cityn, që numëron 22 fitore dhe një humbje, por që gjithsesi vijon të kryesojë bindshëm. Skuadra e Guardiolës ka 69 pikë dhe ndiqet nga United me 53, por me një ndeshje më pak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here