Amin Younes u transferua vetëm para pak ditësh te Napoli, si futbollisti i përzgjedhur nga Sarri, për t’iu bashkuar skuadrës pretendente për titullin kampion në Itali.

Gjithsesi, pasditen e sotme, mediet italiane raportuan se ky transferim është anuluar dhe futbollisti nuk do të jetë pjesë e napolitanëve, të paktën deri në muajin qershor.

Younes ishte në Itali për të ndjekur sfidën Napoli-Bologna, të dielën në mesditë, ndërsa dje kreu edhe vizitat mjekësore me skuadrën e Sarrit, por sot u rikthye në Gjermani.

Zyrtarisht thuhet se Ajaxi ngriti pretendimet ekonomike dhe kërkoi një tjetër mënyrë pagese, duke bërë që transferimi të dështojë. Gjithsesi, mediet italiane zbulojnë edhe një tjetër prapaskenë, që mund të ketë ndikuar në anulimin e kalimit të Younes te Napoli.

Futbollisti ka pasur një problem të rëndë familjar, që e ka detyruar të udhëtojë menjëherë drejt Gjermanisë dhe pikërisht për këtë arsye, klubi i Napolit ka anuluar marrëveshjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here