Barcelona ka mbyllur me sukses transferimin e mbrojtësit kolumbian, Yerry Mina. Gjigantët katalanas arritën akordin për blerjen e kartonit të tij, me klubin e Palmerias për 10.5 milionë paund.

Lojtari ka kryer me sukses analizat mjekësore dhe më pas ka nënshkruar kontratë 5 vite e gjysmë ditën e djeshme (enjte) me blaugranët.

Pas finalizimit të marrëveshjes, 23-vjeçari ka realizuar fotot në ambientet e stadiumit me veshjen sportive të Barçës ndërsa do të prezantohet ditën e sotme para tifozëve në “Camp Nou”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here