Arsenali është kualifikuar në finale të Kupës EFL (të njohur edhe si Carabao Cup) duke eliminuar Chelsean me rezultat prej 2-1.

Takimi i parë i zhvilluar në Stamford Bridge përfundoi me rezultat 0-0, ndërsa pas ndeshjes kthyese në Emirates Stadium, Topçinjtë kanë siguruar një vend në finalen e Wembleyt.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët. Eden Hazard pranoi një asistim të bukur nga Pedro, shkoi përpara dhe realizoi (7′).

Pas një harkimi nga këndi të Mesut Ozil, Monreal goditi me kokë, ndërsa Antonio Ruediger e devijoi topin në portën e tij (12′).

Nga rastet tjera në pjesën e parë, ishte një gol i anuluar i Pedros për pozitë jashtë loje në minutat e para. Pastaj një rast i mirë i Jack Wilshere që e mbrojti Wilfredo Caballero, si dhe shansi i Mesut Ozil në minutat shtesë të fraksionit të parë.

Sidoqoftë, gola të tjerë nuk pati në gjysmën e parë dhe skuadrat shkuan në pushim me shifra identike, për ta vendosur fituesin në pjesën e dytë.

Pas një ore lojë, Arsenali e përmbysi rezultatin dhe e gjitha ishte falë mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, i cili u gjend më së miri në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë (60′).

Një mundësi tjetër për vendasit e pati edhe Alex Iwobi, por Caballero ishte sërish aty për të intervenuar dhe në minutat e mbetura nuk pati gola të tjerë.

Në këtë mënyrë, Arsenali e siguroi finalen e Carabao Cup, ku e pret Manchester City që e ka eliminuar Bristol Cityn.

Finalja e kësaj gare ndërmjet të zgjedhurve të Arsene Wenger dhe atyre të Pep Guardiolas, do të zhvillohet më 25 shkurt në stadiumin Wembley.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here