Jack Wilshere vazhdon të jetë i pavendosur për të ardhmen. Edhe pse është në bisedime për rinovimin e kontratës me klubin e tij, Arseanlin, 26-vjeçari po vlerëson edhe alternativa të tjera, ku në vijën e parë qëndron Liverpooli. Ajo që mund ta detyrojë mesfushorin të largohet nga “topçinjtë” është ulja e pagës. Në rast se lojtari nuk do të pranojë kushtet e reja, atëherë trajneri i “The Reds” Jurgen Klopp do të synojë ta rrëmbejë në verë futbollistin, të cilin e pëlqen shumë, pasi e konsideron si pasuesin ideal të Emre Can.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here