Ishte një javë me plotë emocione për Milot Rashicën. Të martën u zyrtarizua te Werder Bremeni nga Vittese, të premten u stërvitë për herë të parë me klubin gjerman, ndërsa të shtunën debutoi me fitore në Bundesliga.

Por, nuk ishte një debutim i lehtë në aspektin individual, por skuadra e tij arriti një fitore të rëndësishme  me rezultat 1-2 ndaj një Schalkes mjaft të fortë këtë sezon.

Shqiptari nga Kosova luajti nga fillim deri në minutën e 56-të dhe në vend të tij u fut sulmuesi nga SHBA, Aron Johannsson. Ylli i Përfaqësueses së Kosovës u mundua disa herë të krijojë diçka nga krahu i tij, duke harkuar në zonë, por ishte e dukshme se atij i duhet ende kohë për t’u ambientuar në Bundesligë.

Goli i parë në takim erdhi nga Evgen Konoplyanka në minutën e 24, ndërsa mysafirët barazuan me anë të Max Kruse në minutën e 80-të. I fitores u shënuan në kohën shtesë nga Zlatko Junuzovic.

Pas kësaj humbje Schalke 04 vazhdon në vendin e katër me 35 pikë, aq sa BVB në vendin e tretë. Werderi  ngjitet pozitën e 16-të me 20 pikë, duke ikur kështu nga zona e rrezikshmërisë.

Ndeshja e ardhshme klubit të Rashicës është ndaj Wolfsburgut, kurse Schalke udhëton te Bayerni që mban pozitën e parë me 53 pikë, 18 më shumë se Leverkuseni në të dytën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here