Vllaznia fitoi me rezultatin 3-0 në kundër Flamurtarit. Të besuarit e trajnerit Ernest Gjoka i mbyllën 45-minutat e para me rezultatin 2-0, por nuk u mjaftuan me aq, pasi shënuan dhe njëherë tjetër me Sukajn. Nuk pritej se kjo ndeshje të ishte kaq e lehtë për të besuarit e trajnerit Ernest Gjoka.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 për vendasit. Miqtë u ndëshkuan dhe nga gabimet e portierit Qirko, i cili ka përgjegjësi në të dy golat e pësuar. Fillimisht ishte Vucaj që hapi serinë e golave që në minutën e 13-të kur realizoi nga një goditje dënimi. Në minutën e 37-të ishte Sukaj që mori një top mjaft të mirë nga Krymi dhe mposhti për të dytën herë Qirkon. Me fillimin e pjesës së dytë, Sukaj shënoi sërish me kokë duke vulosur rezultatin.

Vllaznia pati një mundësi të artë për të 4-fishuar shifrat, por Lika gaboi nga penalltia, pasi i ra traversa. Flamurtari lëshon në luftën për Europë, ndërsa Vllaznia merr një fitore jetike për qëndrimin në Superiore.

Kategoria Superiore, java e 23-të

Vllaznia – Flamurtari 2-0
E hënë, më 5 mars 2018, ora 17:00
Shënues: 
Vucaj 13’, Sukaj 37’, 48’

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Orelesi, Berisha, Mersini, Krymi, Tafili, Vucaj (Gurishta 85’), Lika, Çinari (Kalaja 73’), Sukaj (Pjeshka 79’). Trajner: Ernest Gjoka.

Flamurtari: Qirko, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta (Tushi 84’), Hyseni, Deliaj (Nedeljokovic 59’), Zuka, Camara (Hoxhaj 67’), Alvesh, Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro.
Kartonë të verdhë: Qirko 74’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here