Futbollisti pogradecar Vangjel Zguro mund te quhet nje gur i cmuar per merkaton e futbollisteve ne janar.Mesfushori i njohur me tipare sulmuese aktualisht ndodhet pa
ekip pasi e nderpreu kontraten e tij me Luftetarin.Ai ishte ne bisedime dhe me ekipin e Partizanit per tu bere pjese e pankines se “demave” por skuadra kryeqytetase u
terhoq nga ky vendim.

Janari e gjen 24-vjeçarin pa ekip. Ai duhet të sistemohet shpejt në mënyrë që të mos humbasë shumë nga faza përgatitore. Zguro ka dy mundësi në derë. Vllaznia me trajnerin Ernest Gjoka që kërkon të ndërtojë mbrojtjen nga e para. Alternativa e dytë
është Teuta e teknikut Stavri Nica. Durrsakët kanë në krahun e majtë të riun, Esin Hakaj. Shkodrani nuk ka dhënë shumë siguri gjatë gjysmës së parë të sezonit, kjo ka bërë që drejtuesit e bregdetarëve të hedhin sytë nga Zguro.

Mbrojtësi duhet të vendosë shpejt, pasi tashmë nuk e ka më as luksin të jetë përzgjedhës në oferta. Ai duhet të mos humbasë kohë, pasi kampionati vjen shumë shpejt.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here