Ka marrë fund aventura e Zlatan Ibrahimovic te Manchester United. Palët me marrëveshje kanë zgjidhur kontratën, duke ndërprerë kështu bashkëpunimin. Aventura e bomberit suedez te Djajtë e Kuq ishte e fundit në rang klubesh europiane, ndërsa tashmë destinacioni i radhës për të do të jetë, Major League Soccer, konkretisht tek ekipi Los Angeles Galaxy. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, brënda kësaj jave Ibra pritet të firmosë kontratën e tij të re. Kontrata e sulmuesi ishte në prag skadence dhe zgjidhja me mirëkuptim ka bërë që kontrata të ndërpirtet dy muaj para përfundimit, ndërsa klubi amerikan do të sigurojë shërbimet e lojtarit me parametra zero.
48 ndeshje me fanellën e United 28 gola të shënuar. Nuk arriti dot të fitonte titullin ne Premier league që e dëshironte aq shumë, por sidoqoftë duar bosh nuk doli. Momenti më i errët padiskutim ishte dëmtimi i rëndë në pjesën e gjurit, por si një kampion i vërtetë arriti të rikuperohej përtej parashikimeve mjekësorë. Sidoqoftë rikthimi nuk e pa më Ibrën të njëjtin lojtar ose ndoshta ky është perceptim i gabuar sepse dhe minutat në dispozicion ishin të pakta për shkak të konkurencës së madhe.

Përmes një mesazhi në “Twitter Zlatan shkruan:

“Edhe gjërat e mëdha përfundojnë një ditë. Pas dy sezonesh fantastik te Manchester United ka ardhur momenti për të vazhuar përpara”.

Më tej suedezi nuk harron të falenderojë edhe shokët e skuadrës.
“Falenderoj klubin, tifozët, trajnerin, shokët e ekipit dhe të gjithë ata që ishin bashkëudhëtarë me mua dhe që ndamë bashkë këtë pjesë të historisë sime”, përfundon mesazhi i Zlatan Ibrahimovic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here