Vera pritet të jetë shumë ‘e nxehtë’ mes Napolit dhe futbollistit gjerman të Ajaxit, Amin Younes. Ky i fundit iu bashkua napolitanëve në Janar, por mesa duket u pendua menjëherë dhe u rikthye te Ajaxi, ndërsa së fundi ka theksuar se me Napolin nuk e lidh asgjë dhe se nuk do të kthehet në verë.

Por krejt të kundërtën pretendojnë të kaltrit, që thonë se në fund të këtij sezoni, Amin Younes bëhet plotësisht një lojtar i Napolit. Për ta vërtetuar këtë gjë, ka qenë avokati i Napolit, Mattia Grassani, ai që ka sqaruar situatën në një intervistë.

“Mes paraqitjeve sportive dhe të drejtave të imazhit, Amin Younes ka firmosur plot 31 herë me Napolin, firma të hedhura në prani të avokatit të tij italian dhe pas shumë vizitave mjekësore të kaluara me sukses. Mund të konfirmoj se nga 1 Qershori i vitit 2018, ai bëhet plotësisht një futbollist i Napolit. Një prishje eventuale e kontratës edhe mund të ndodhë, por do të shoqërohej me skualifikime dhe pasoja të rënda ekonomike. Deklaratat e Younes janë të habitshme dhe shqetësuese, pasi kemi të bëjmë me një lojtar të kombëtares gjermane dhe Ajaxit”, u shpreh Grassani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here