Nuk kanë të ndalur çuditë te skuadra e Olympiacosit në kampionatin grek. Pasi presidenti bardhekuqve, Evangelos Marinakis, gjobiti skuadrën me një shumë të konsiderueshme prej 400 mijë eurosh dhe shumë prej lojtarëve kryesore u tha të merrnin pushimet, sepse ndeshjet e mbetura do t’i luante me të rinjtë, trajneri Oscar Garcia dha dorëheqjen, që u pranua nga numri një u klubi. Spanjolli nuk e pa të arsyeshme ta vijonte punën me kushtet e reja të krijuara, edhe pse Olympiacosi është ende në lojë për pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm.  Kujtojmë se se Garcia është trajneri i katërt që është larguar nga detyra vetëm gjatë këtij sezoni. “Viktimë” e presidentit Marinakis ka qenë edhe Besnik Hasi, që qëndroi për pak kohë në krye të Olympiacosit në fillim të sezonit. Christos Kontis ka marrë drejtimin e skuadrës pas dorëheqjes së Garcias.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here