Nëse Interi i Spallettit është i detyruar të vuajë në javët e fundit, për të siguruar pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm të Champions Leagues, një tjetër Inter, ai i të rinjve ka triumfuar sot në Turneun e Viareggios, njërit prej më prestigjozëve për ekipet e moshave.

Zikaltrit e drejtuar nga Stefano Vecchi mposhtën në finale Fiorentinën, me rezultatin 2-1, pas 120 minutash lojë. Sottil kaloi në avantazh violët, në minutën e 46’, ndërsa zikaltrit barazuan me anë të Belkheir në të 79-ën. Futbollisti më i ri në fushë, Edoardo Vergani ishte ai që shënoi në minutën e 96’, golin e dytë dhe të fitores për zikaltrit.

Me Interin e të rinjve luan edhe mesfushori shqiptar, Armand Rada, që aktivizohet rregullisht nga Vecchi, por që këtë herë nuk mori pjesë në turne, pasi ishte i grumbulluar nga Alban Bushi me Kombëtaren Shpresa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here