Ndonjëherë statistikat janë treguesi më i qartë i situatave problematike apo tregues i ndonjë varësie që një skuadër mund të ketë krijuar  përgjatë kohës, si në rastin e Interit që duket se e ka të pamundur shënimin e golit dhe nuk bën më dot në këtë drejtim pa dyshen e sulmit Icardi-Perisic. Të dy sulmuesit kanë realizuar në total 33 gola, përkatësisht 24 për Mauriton dhe 9 për kroatin ose ndryshe 66% të totalit të golave të Interit. Në një analizë të të përditshmes La Gazzetta dello Sport, shtrohet kjo çështje delikate për veshët e zikaltërve të Spallettit. Nga 31 sfidat e kampionatit, Interi  numëron plot 8 ndeshje pa asnjë gol, përveç humbjeve me Sassuolon, Genoan dhe Torinon, në takimet përballë kryesueseve të klasifikimit rezultati 0-0 është kthyer gati gati në një logo të Spallettit, si është rasti i dy takimeve ndaj Napolit, një përballë Juves, Lazios e Milanit.

Sikundër ndodh në të gjitha skuadrat tekniku toskan edhe më shumë i motivuar nga zikaltrit ka punuar për të ndërtuar një mbrojtje solide aq sa vetëm Juventusi dhe Napoli numërojnë më pak gola të pësuar këtë sezon, përkatësisht 18 për bardhezinjtë dhe 21 për napoletanët, krahasaur me 22 golat e pësuar nga Interi, por në paradoks me repartin e mbrojtjes ai i sulmit ka qënë më zhgënjyes krahasuar për shembull me Lazion që ka shënuar 50% gola më shumë se sa zikaltrit. Thënë ndryshe 75 ndaj 50 rrjetave të Interit, e falë Immobiles bardhekalterit  duket se e kanë rrugën më mirë të shtruar drejt objektivit Champions.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here