Partizani do të kërkojë kthimin te fitorja në kampionat në ndeshjen ndaj Kamzës, për të përmirësuar pozitat në tabelën e klasifikimit. Por, ndeshja ndaj Flamurtarit e luajtur në mesjavë për Kupë, do të sjellë probleme në formacionin e trajnerit Starova. Mbrojtësi i krahut të majtë, Reinaldo Kalari ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë në fushë dhe stafi teknik duhet të gjejë një tjetër zgjidhje me ndonjë prej lojtarëve që janë afruar gjatë merkatos së janarit.
Gjithashtu klubi ka marrë vendim për të larguar futbollistin koreano-jugor, Li Jun Hjun i cili nuk arriti të bindte trajnerin Starova gjatë kohës së provës. Mesfushorit nuk i është ofruar një kontratë dhe kjo ka bërë që të largohet, duke mos qenë një alternativë as për sezonin e ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here