Arena Kombëtare ka nisur të marrë formë plotësisht. Punimet për ndërtimin e stadiumit me të ri në kryeqytet vijojnë me ritme te larta dhe synimi është të përfundojnë brenda afatit.
Tribunat kryesore tashmë janë ngritur dhe punimet po vazhdojnë në çdo sektor te stadiumit, ndërsa është ende herët për ndërtimin e ambienteve të brendshme dhe shtrimin e tapetit të fushës.
Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve “Arena Kombëtare” do të jetë gati në fund të tetorit. Stadiumi në fjalë pritet të jetë një ndër më modernët në rajon dhe do të ketë një kapacitet prej 22 mijë spektatorësh.
Megjithëse ende nuk ka përfunduar plotësisht ndërtimi, “UEFA” vendosi pak ditë më parë ta përfshinte në listën e kandidatëve për zhvillimin e Superkupës së Europës në vitin 2020. Sipas zyrtarëve të federatës shqiptare të futbollit mundësitë janë të shumta që institucioni i cili drejton futbollin në kontinentin e vjetër të përzgjedhë pikërisht “Arenën Kombëtare” si stadium mikpritës të këtij eventi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here