Valencia ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Real Betisin dhe ka konsoliduar pozitat në vendin e 4-t të renditjes, pozicion që të kualifikon në grupet e Champions Leagues, për sezonin e ardhshëm.

Rodrigo zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, në minutën e 27’, ndërsa sulmuesi italian, Simone Zaza dyfishoi shifrat menjëherë sapo filloi pjesa e dytë.

Skuadra e Marcelinos dominoi takimin dhe mbajti lojën nën kontroll gjatë gjithë 90-minutëshit, duke treguar se Valencia po rikthehet në elitën e futbollit spanjoll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here