Valencia mori një goditje të rëndë në fushën e Las Palmasit duke mos përfituar nga barazimi i Atleticos së Madridit me Gironan. Skuadra që drejtohet nga Marcelino Garcia Toral u dorëzua 2-1 ndaj skuadrës ishullore në një ndeshje të cilën e mbylli me 9 lojtarë.

Edhe pse kaloi në epërsi që në minutën e 5-të me Minan, nuk ishte e thënë që Valencia të kthehej me triumf nga kjo fushë.

Në minutën e 20-të Viera barazoi shifrat në 1-1, ndërsa në minutën e 53-të Calleri u dha avantazhin vendasve, duke ekzekutuar saktë një 11-metërsh. Pikërisht në momentin e sinjalizimit të penalltisë Gabriel i Valencias u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda pak kohësh, duke lënë fushën me të kuq.
Pak para se të përfundonte ky takim edhe Vezo mori kartonin e dytë të verdhë, duke u bërë lojtari i dytë i Valencias që ikën nga loja para kohe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here