Me sezonin drejt përfundimit dhe daljen jashtë garës për trofe të rëndësishëm, Manchester United ka nisur punën për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtja është reparti ku Mourinho dëshiron të shtojë forcat dhe të rritë cilësinë, pasi filozofia e trajnerit portugez është e atillë që e fillon ndërtimin e skuadrës nga prapavija.

Së fundi klubi anglez ka bërë hapa konkretë drejt afrimit të mbrojtësit të Monacos, Djibril Sidibe, që shikohet si alternativa më e mirë e përforcimit të prapavijës së ‘djajve të kuq’.

Për 25-vjeçarin, Manchesteri është i gatshëm të paguajë rreth 40 milionë euro, për ta transferuar në Angli, shumë kjo që duket se kënaq edhe klubin e Principatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here