Manchester United është shumë pranë të siguruarit të zonës Champions, teksa sot ka regjistruar një tjetër fitore, 2-0 ndaj Swanseat.

Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez shënuan dy gola brenda 20 minutave të para të takimit, ndërsa më pas ‘Red Devils’ administruan avantazhin, duke marrë një tjetër 3-pikësh.

Edhe West Hami mori një fitore të thellë 3-0 ndaj Southamptonit, falë golave të Joao Marios dhe dopietës së Arnautoviç, dy ish futbollistë të Interit.

Më herët, Liverpooli triumfoi 1-2 në Londër, ndaj Crystal Palace. Skuadra e Klopp përmbysi disavatazhin e pjesës së parë, falë golave të shënuar nga Sadio Mane dhe i përhershmi Muhamed Salah.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here