E paralajmëroi dje presidenti i FSHF-së, Armand Duka se javën e ardhshme do të ketë një delegacion të zyrtarëve të UEFA-s që do të vijnë në vendin tonë për të parë klimën para zgjedhjeve dhe sot është konfirmuar edhe axhenda.
Zv.presidenti i UEFA-s, Grigoriy Surkis pritet të jetë në vendin tonë në datën 1 shkurt. Në një vizitë zyrtare ku ka planifikuar të ketë takime me presidentin Meta si dhe me kryeministrin e vendit, z.Rama Gjithashtu është planifikuar edhe një takim në FSHF, por ende është e paqartë kjo pjesë e axhendës. Të dy kandidatët, Duka dhe Fino kanë bërë me dije se për çdo lëvizje kanë informuar UEFA-n në lidhje me fushatën parazgjedhore. Mesa duket akuzat për ndërhyrje politike kanë bërë që zyrtari i lartë i institucionit të futbollit evropian të vijë në vend për të parë nga afër situatën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here