Rreth 8.8 milionë fansa votuan këtë vit për të përzgjedhur ekipin e vitit UEFA.

Institucioni numër 1 i futbollit evropian ka publikuar disa rezultate befasuese.

“Kështu, Cristiano Ronaldo ka shënuar rekord, pasi është në 11-shen më të mirë për herë të 12 radhazi, ndërsa atij i janë bashkuar edhe 4 lojtarë të Realit.

Sergio Ramos është futbollisti që ka marrë më shumë vota, 588,315, ndërsa mesfushori i Chelsea-t  Eden Hazard fitoi ngushtë ndaj futbollistit më të shtrenjtë të botës, Neymar, për të siguruar një vend në të majtë në formacionin 4-4-2.

Belgu Kevin De Bruyne është përfaqësuesi i vetëm i Premier League-s, ndërsa Gianluigi Buffon, futbollisti më i vjetër i 11-shes është përzgjedhur për herë të pestë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here