Me kalimin e viteve, Champions League dhe Europa league janë dy kompeticione që kanë pësuar ndryshime, ndërsa këtë herë UEFA ka vendosur të kryej një revolucion në formulën e dy eventeve me të rëndësishëm të futbollit europian, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Vendimi është marrë pas një swrw diskutimesh, e fundit ishte ajo në Bratislavë, ku komiteti ekzekutiv i UEFA-s së bashku me shoqatën ndërkombëtare të futbollit kanë miratuar  ndryshimet në rregullore që do të nisin të zbatohen që nga sezoni 2018-2019.

Kështu duke nisur që nga viti i ardhshëm në takimet me elemenim direkt, skuadrat do të kenë mundësi të kryejnë katër zëvendësime, por i katërti do të mund të kryhet vetë nëse ndeshja shkon me shtesa, ndërsa  brënda 90 minutëshit të rregullt vetëm 3.

Ndërkohë për finalen e Champions League, Europa League dhe Superkupës së UEFA-s, skuadrat do të kenë mundësi të grumbullojnë 23 lojtarë nga 18 që e lejon rregullorja e tanishme. Kjo i lejon ekipet të kenë në stol 12 alternativa nga 7 që kanë aktualisht.

Ndryshime do të bëhen edhe përsa i përket orarave të sfidave në Champions dhe Europa League. Për të parën here rregullorja ka miratuar që ndeshjet e fazës së grupeve, atyre të 1/8-ave, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja do të luhen në orën 21:00. Gjitashtu gjatë gjithë këtyre fazave, dy ndeshje që do të luhen të martën dhe dy të mërkurën do të nisin në orë 18:55. Përjashtime nga oraret e kwtyre takimeve mund të behën vetëm nën administrimin e UEFA-s .

Ndërsa përballjet  e Europa League, nga faza e grupeve e deri në atë të 1/8-ave do të luhen në 18:55 dhe 21:00. Në parim ndeshjet e xhiros së fundit do të luhen të gjitha në të njëjtin orar. Ndërkohë faza çerekfinale dhe gjysëmfinale do të nisin të luhen në orën 21:00 dhe këtu përjashtime mund të bëhen nën administrimin e UEFA-s.

Në pikën katër të rregullores së re, në lidhje me rregjistrimin e lojtarëve pas fazës së grupeve për të dy kompeticionet europiane, klubet mund të përfshijnë në listat e tyre tre lojtarë të rinj. Ky ndryshim nuk i vendos kufizime ekipeve  të cilët duan të përfishjnë në lista lojtarë të afruar gjatë merkatos dimërore.

Siç ndodh në Champions, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, skuadrat që kanë fituar Europa League nga tre here radhazi ose deri në pesë trofe do tu vendoset një simbol në fanellë.Ekipi i vetëm që mund të përfitojë nga kjo rregullore është Sevilla. Andaluzianët e kan ngritur plot pesë herë trofeun e Europa League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here