2014-a ishte viti që UEFA ndërmori masa ndëshkimore kundrejt Paris Saint Germain për shkelje të Fair play-t financiar, me një gjobë prej 60 milionë eurosh dhe tashmë duket se ngre dyshime të reja lidhur me klubin francez.

Qeveria e Futbollit europian është duke përpiluar një skemë të re, që do t’i lejojë një një akses dhe kontroll më të madh të llogarive të klubit dhe ashtu siç raporton Journal Du Dimanche, njëherazi është duke shqyrtuar edhe fondet që PSG-ja ka arkëtuar nga kontratat e sponsorizimeve.

E përditshmja franceze publikon një raport, i cili shpjegon se UEFA ka marrë disa sinjalizime dhe informacione nga një burim i fshehtë lidhur me vlerën reale të që PSG-ja ka nënshkruar me sponsorët e Katarit, raport i cili flet qartazi për diferenca të mëdha nga shifrat që klubi ka deklaruar për këto kontrata.

Sikundër dhe në vitin 2014 kur klubi i kryeqyteti pati deklaruar vetëm 100 milionë euro, nga 200 që ishte shuma e përfituar nga klubi për kontratën e firmosur me “Qatar Tourism Authority”.

Hetimi tashmë ka nisur zyrtarisht dhe përgjigja e tij pritet në muajin mars. Njëherazi pas publikimit po nga të përditshmet franceze të pagave marramendëse që klubi i sheikut Al Khelaifi iu paguan lojtarëve të tij.

PSG-ja është paralajmëruar nga UEFA, me organin kompetent që i ka dhënë kohë skuadrës së Ligës së Parë franceze, deri në muajin qershor për të balancuar punët e brendshme, duke shituar disa prej lojtarëve që ky ekip ka në zotërim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here